Author: Sejdin Cekani

Sejdin Cekani

Date of birth: 10 gusht 1959
Website:

Sejdin CEKANI
Gazetar dhe redaktor në fushën e botimeve.
Ka lindur më 10 gusht të vitit 1959 në Librazhd. Shkollën fillore dhe tetëvjeçaren i kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Elbasan (shkollën pedagogjike “Luigj Gurakuqi”). Në vitin 1983 përfundoi studimet universitare në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, dega gjuhë - letërsi shqipe.
Me gazetari ka filluar të merret që kur ishte student, si bashkëpunëtor në gazetat “Studenti” dhe “Bashkimi”.
Që nga viti 1983, kur u diplomua, e deri më 1996-ën, për 13 vjet pa ndërprerje, ka punuar gazetar në redaksinë e së përditshmes “Zëri i Popullit” dhe si korrespondent në rrethet Elbasan, Librazhd e Gramsh. Disa prej shkrimeve të tij janë nënshkruar me pseudonimet Gjergj Polisi dhe Martin Teli.
Në vitet ’90-të ka bashkëpunuar edhe me organe të tjera të shtypit dhe për dy vjet (1999-2001), ka qenë redaktor letrar në revistën “Spektër”.
Për tre vjet ka qenë pedagog i jashtëm pranë katedrës së letërsisë në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit.
Që nga viti 2000, është kryeredaktor i revistës periodike "Studime Sociale", botim i Institutit të Socioligjisë.
Që prej vitit 1996 vijon të japë ndihmesën e vet si redaktor në fushën e botimeve (në shtëpitë botuese “Onufri”, “Rinia”, atë të Ushtrisë, si dhe bashkëpunëtor i disa shtëpive të tjera botuese në Tiranë e Shkup) dhe është redaktor i më se 300 librave, kryesisht nga fusha e letërsisë.
Për disa vjet ka kryer detyrën e kryeredaktorit të shtëpisë botuese “Max” dhe tani kryen po këtë detyrë në shtëpinë botuese “Dudaj”.


More Authors

D. W. Barrett

D. W. Barrett

Reverend Daniel William Barrett, M.A., was the Vicar of Nassington-cum-Yarwell. He lived and worked among the men who were building the Welland Viaduct at Harringworth and wrote *Life and Work Among the Navvies*, which was published in 1879....

Frank Caceres, PhD

Frank Caceres, PhD

Frank Cáceres, a native of New York City, holds a Ph.D. in Natural Health. He is an award-winning author who has had three-dozen short stories and essays published in various journals, magazines, newspapers and anthologies. He is listed in Who's Who in America and in Who's Who in the World, and h...

 
Top Articles
 
Get Connected
 
Popular Reviews